Gjatë 24 orëve janë ngritur 27 aktakuza kundër 34 personave

Kosova

Gjatë 24 orëve janë ngritur 27 aktakuza kundër 34 personave

Më: 9 dhjetor 2022 Në ora: 12:12
Foto ilustrim

Prokuroria e Shtetit në në njoftim për media ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve, prokuroritë themelore kanë ngritur 27 aktakuza, kundër 34 personave, për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i plotë:

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se nga prokuroritë themelore janë ngritur njëzeteshtatë (27) aktakuza aktakuza kundër tridhjetekatër (34) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar tetëmbëdhjetë (18) persona të dyshuar dhe janë paraqitur shtatë (7) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj shtatë (7) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit ka ndaluar nëntë (9) persona, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, si dhe, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi.

Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat