​FSK evakuon banorët e fshatit Drejë të Istogut

Kosova

​FSK evakuon banorët e fshatit Drejë të Istogut

Më: 19 janar 2023 Në ora: 23:03

Rreth 30 persona janë në pritje për evakuim në fshatin Drejë të Istogut derisa 30 të tjerë tashmë janë evakuar nga ekipet e kërkim shpërtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në bashkëpunim me ekipet e emergjencës dhe zjarrëfikësit në këtë komunë.

Banorët të cilët kishin qëndruar të bllokuar në shtëpitë e tyre gjatë gjithë ditës për shkak të vërshimeve, janë dërguar në spitalin e Istogut për strehim, disa prej tyre tek të afermit, ka thënë Xhevat Demaj, drejtor i Emergjencave në Komunën e Istogut.

Ai ka bërë te ditur për KosovaPress se janë edhe shtatë familje të cilat duhet te evakuohen në këtë fshat.

“32 sa i tërhekëm, jemi duke i dërguar në Istog, kthehen FSK, do të intervenojmë edhe njëherë ka gjasa që të jenë edhe 30 persona”, ka thënë ai.

Derisa për fshatrat e tjera të kësaj komune, Demaj ka thënë se gjendja është stabile.

“Porsa u informova që gjendja nëpër fshatra të tjera që e kemi pas, në ato tetë fshatra, ka rënë niveli i ujit, nuk është dicka më rrezik më shumë, pritet tash tërë natën të shohim shiu çka po ben, ishalla nuk bie shumë, por momentalisht është situata e qetësuar”, ka shtuar ai.

Rreth 14 familje kishin mbetur të bllokuara në Drejë të Istogut gjatë gjithë ditës si pasojë e vërshimeve nga reshjet e mëdha të shiut.

Ndërsa dy të tjera ishin larguar gjatë ditës nga shtëpitë e tyre meqë uji u kishte dëpërtuar brenda.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat