Këto ngjarje zhvillohen të mërkurën në Kosovë

Kosova

Këto ngjarje zhvillohen të mërkurën në Kosovë

Më: 24 janar 2023 Në ora: 23:55
Foto ilustrim

Sindikata e Pavarur e Punëtorëve të KRM “Pastrimi” mban protestë paqësore. (Kompania “Pastrimi”, ora 09:00)

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, takohet me drejtorët e Komunës. (Shtëpia e Bardhë, ora 09:00).

Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë organizon takim njoftues me Inspektorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Kujtim Shala. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

Mbahet konferenca përmbyllëse e Projektit “Avancimi i kapaciteteve për të drejtat e fëmijëve”. (Hotel Gorenje, Veterrnik, ora 10:00)

Komisioni për Integrim Evropian shqyrton Raportin e punës së Komisionit për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për Byronë Shtetërore dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

Prezantohet raporti i parë për çrregullimin informativ. Hartuar e publikuar nga platforma për kontroll të fakteve, hibrid.info, anëtare e Rrjetit Ndërkombëtar të Kontrolluesve të Fakteve “International Fact Checking Network” (IFCN) dhe i mbështetur nga “National Endowment for Democracy” (NED).(Fakulteti i Filologjisë, ora 11:00)

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia do të jetë i pranishëm në fillimin e programit “Vizita në shtëpi për gratë shtatzëna dhe fëmijët 0 – 3 vjeç, pjesë e të cilit projekt do të bëhet edhe Komuna e Prishtinës. (Qendra Kryesore të Mjekësisë Familjare, ora 11:30)

Mbahet tryeza me temën: “Migrimi, ambienti dhe ndryshimet klimatike” të cilën e organizon Zyra e IOM në Prishtinë.( Klan Arena (ish-Fabrika e Amortizatorëve),ora 13:00).

Agjencia Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) prezanton arritjet e projektit “Mbështetje për menaxhimin e mbeturinave në Kosovë”. Marrin pjesë ministri i Mjedisit, Liburn Aliu; kryetari i Ferizajt, Agim Aliu; ambasadori i Gjermanisë, Jörn Rohde etj. (Mensa “Ramiz Sadiku”, ora 17:30)

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat