​MKRS dhe UP memorandum mbi memorializimin e fëmijëve të vrarë gjatë luftës

Kosova

​MKRS dhe UP memorandum mbi memorializimin e fëmijëve të vrarë gjatë luftës

Më: 16 mars 2023 Në ora: 10:38
Foto nga takimi

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka nënshkruar memorandum me Universitetin e Prishtinës për zbatimin e projektit të memoralizimit për fëmijët e vrarë apo zhdukur gjatë luftës gjatë viteve 1998/99.

Çeku para mediave bëri të ditur se ky projekt do të filloj nga ky muaj dhe do të përfundojë në muajin gusht, ndërsa në shtator do të kenë materialin bazë në të cilin do ta shpallin edhe konkursin.

Ndërkaq, i lumtur nga ky projekt u shpreh edhe rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi, i cili tha se kjo është më e pakta që mund të bëjnë për këtë kategori.

Derisa tha se janë të gatshëm të kontribojnë në dizajnimin sa më të saktë metodik të konceptit në mënyrë që rezultati të jetë dinjitoz dhe propocional me qëllimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat