Identifikohen 32 fëmijë lëmoshë-kërkues, iniciohen 21 raste për keqpërdorim nga familja

Kosova

Identifikohen 32 fëmijë lëmoshë-kërkues, iniciohen 21 raste për keqpërdorim nga familja

Më: 24 mars 2023 Në ora: 19:02
Foto ilustrim

Policia ka hartuar dhe zbatuar planin operativ ‘identifikimi i fëmijëve lëmosh-kërkues si viktima të mundshme të trafikimit’, i cili është shtrirë në tërë territorin e vendit nga data 20 deri 24 mars.

Sipas Policisë, në zbatim të planit pos të gjitha njësive rajonale të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, janë përfshirë edhe prokuroritë rajonale përkatëse, Qendrat për Punë Sociale, Drejtoria për Migrim dhe të Huaj, policia kufitare dhe policia e stacioneve të rendit publik.

“Gjatë zbatimit të këtij plani operativ janë kryer këto veprime: identifikimi i 32 fëmijëve lëmoshë-kërkues (25 shtetas kosovarë dhe 7 shtetas të Shqipërisë); identifikimi i 34 lëmoshë-kërkuesve të rritur (17 shtetas kosovarë dhe 17 shtetas të Shqipërisë); është identifikuar një viktimë e trafikimit me qenie njerëzore dhe janë identifikuar 25 të dyshuar ndaj të cilëve janë iniciuar një rast ‘trafikim me qenie njerëzore’ dhe 21 raste ‘keqtrajtim apo braktisje e fëmijës’. Të gjithë fëmijët lëmoshë-kërkues kanë qenë të shoqëruar nga familjaret e tyre.

Policia ka realizuar veprime për të identifikuar viktima të mundshme të trafikimit me njerëz nga ku ka rezultuar vetëm një rast. Kurse në rastet tjera, të gjithë fëmijët e hasur duke kërkuar lëmoshë janë referuar në QPS-në përkatëse. Shtetasit e Shqipërisë janë trajtuar nga zyrtarë të Drejtorisë për Migrim dhe të Huaj të PK-së”, thuhet në njofitm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat