Haradinaj: Me pushkë e këngë Mujë Krasniqi i frymëzoi bashkëluftëtarët në luftën për liri

Kosova

Haradinaj: Me pushkë e këngë Mujë Krasniqi i frymëzoi bashkëluftëtarët në luftën për liri

Më: 6 qershor 2023 Në ora: 20:53
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në Festivalin Folklorik “I këndojmë lirisë”, kushtuar heroit Mujë Krasniqi.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, tha se Krasniqi me këngë e pushkë i frymëzoi bashkëluftëtarët në luftën për liri.

“Iu bashkova sot qytetarëve të Klinës dhe kryetarit Zenun Elezaj, në Festivalin Folklorik “I këndojmë lirisë”, kushtuar heroit Mujë Krasniqi, në kujtim dhe nderim për figurën e tij të një atdhetari të pashoq, që me pushkë e këngë frymëzoi bashkëluftëtarët në luftën për liri”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Haradinaj tha se bashkë me babanë e Mujë Krasniqit dhe bashkëluftëtarët e tjerë të tij, kaloi momente të çmuara teksa evokuan kujtimet për të, si njëri ndër të parët që luftoi për lirinë e Kosovës.

“Ai bashkë me Beqir Gashin dhe bashkëluftëtarët e tjerë, përmes këngës u jepnin zemër luftëtarëve të ushtrisë çlirimtare, shpresë e besim për fitore. Heroi që i këndoi lirisë në robëri, mbetet frymëzim që vlerat tona kombëtare të jetojnë gjithmonë”, ka përfunduar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat