Njohja e Sao Tome dhe Principe, mbetet e pashfuqizuar

Kosova

Njohja e Sao Tome dhe Principe, mbetet e pashfuqizuar

Më: 11 janar 2013 Në ora: 20:29

Ministria e Punëve të Jashtme e konsideron çështje të mbyllur njohjen nga Sao Tome dhe Principe. Drejtori i Ministrisë së Jashtme Sami Ukelli ka deklaruar se njohja nga Sao Tome dhe Principe është e mbyllur për shkak së pari praktika ndërkombëtare nuk e njeh rastin që parashtrohet, të tërheqjes së njohjes dhe së dyti nuk ka pasur asnjëherë asnjë shkresë nga ky vend në adresë të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Edhe zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli duket se nuk është shqetësuar shumë nga njoftimet se Sao Tome ka tërhequr njohjen për Kosovën. Sipas tij, kjo është një çështje e mbyllur.
“Njohja nga Sao Tome dhe Principe, ka ardhur nga institucionet demokratike dhe legjitime të këtij vendi. Kryeministri i këtij vendi, z.Trovoada, vitin e kaluar ka dërguar notën verbale, nëpërmjet të cilës shteti i tij, na informoi për njohjen. Njohja nga Sao Tome për ne është temë e mbyllur. Ne e kemi notën verbale që qeveria e këtij shteti ka marr vendim për njohjen e Kosovës. Dhe ne nuk komentojmë për gjendjen brenda këtij shteti”, ka deklaruar Pacolli.

Presidenti i shtetit Sao Tome dhe Principe, Manuel Pinto Da Costa, e ka pezulluar rezolutën e kryeministrit të kaluar të këtij shteti për të njohur Kosovë shtet të pavarur dhe sovran. Dhjetë muaj pas njohjes zyrtare, Da Costa ka vendosur veto në rezolutën e cila njeh Kosovën dhe Gjeorgjinë.

Në adresë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës nota verbale kishte ardhur më 17 mars të njohjes së Kosovës. BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat