Parashikimi i motit për fundjavë, temeperaturat arrijnë deri 25 gradë Celsius

Kosova

Parashikimi i motit për fundjavë, temeperaturat arrijnë deri 25 gradë Celsius

Më: 29 shtator 2023 Në ora: 19:44
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës përmes një komunikate drejtuar mediave ka njoftuar se të shtunen parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Reklama

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë Celsius.

Kurse, të dielen parashihet të mbajë mot me diell dhe pjeserisht i vranët. Vranësirat vende-vende, kryesisht rreth relievi malor parashihen të sjellin riga shiu.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius”, bëhet e ditur në njoftim.

IHMK njofton tutje se do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtesi 1-5m/s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat