Skadon afati, situatë e qetë në Kosovën Lindore - Bota Sot
Skadon afati, situatë e qetë në Kosovën Lindore

Kosova

Skadon afati, situatë e qetë në Kosovën Lindore

Më: 17 janar 2013 Në ora: 10:24

Afati i fundit i Ministrisë së Drejtësie së Serbisë, për heqjen e lapidarit në Kosovën Lindore, ka skaduar gjatë natës së mbrëmshme, ndërkohë që liderët shqiptarë, ashtu siç patën premtuar, nuk e kanë hequr dhe dje e kanë legalizuar lapidarin.

Aktualisht, situata në Kosovën Lindore është e qetë, ndërkohë që aty ndodhen ekipe televizive të Serbisë dhe të mediave të huaja.

Ministri i Drejtësisë, Nikola Selakoviq ka thënë se Inspektimi i Ministrisë do të paraqesë një kërkesë për fillimin e procedurës për kundërvajtje kundër kreut të administratës komunale të Preshevës. Ai shpjegoi se Inspektimi do të përcaktojë procedurën dhe afatet ligjore për heqjen e monumentit.

"Pas përfundimit të afatit, ne do të veprojmë për të hequr memorialin, i cili është i ndërtuara ilegalisht. Nëse është e nevojshme ne do ta bëjmë largimin me ndihmën e organeve të punëve të brendshme”, ka theksuar Selakoviq.

Kurse, liderët nëë Kosovën Lindore kanë treguar se janë unik dhe dje Kuvendi Komunal i Preshevës ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme, në të cilën ka miratuar vendimin për legalizimin e përmendores së vënë para godinës së kuvendit komunal të Preshevës me emrat e dëshmorëve të kombit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...