“Balli Kombëtar” në mbrojtje të Mitrovicës dhe Preshevës - Bota Sot
“Balli Kombëtar” në mbrojtje të Mitrovicës dhe Preshevës

Kosova

“Balli Kombëtar” në mbrojtje të Mitrovicës dhe Preshevës

Më: 17 janar 2013 Në ora: 13:42

Drejtues të Ballit Kombëtar të Kosovës, të mbështetur nga dhjetëra qytetarë, organizuan sot një protestë në Mitrovicë për kundërshtuar pazaret për veriun e Kosovës dhe kundër largimit të lapidarit të UÇPMB-së në Preshevë. Ata kërkuan nga bashkësia ndërkombëtare që të mos luaj me fatin e shqiptarëve.

Të mbështjellur me flamuj kombëtar dhe me plisa në ballë, protestuesit kanë marshuar prej sheshit “Adem Jashari” deri te sheshi “Isa Boletini’, skaj urës së Ibrit. Të pranishmëve ju ka drejtuar kryetari i Ballit Kombëtar të Kosovës, Selman Berisha, i cili ka kërkuar nga faktori vendor dhe ai ndërkombëtar të jenë të vëmendshme për vendimet që kanë të bëjnë me veriun dhe me Preshevën.

“Në radhë të parë për çështjen e veriut të Mitrovicës, që te hiqen ato enklava që kanë mbetur, për Medvegjë, Preshevë dhe Bujanovc. Balli Kombëtar e ka platformën unike për unitet dhe bashkim kombëtar. Edhe në veri të Mitrovicës është kah punohet. Jemi kah punojmë për të gjitha viset etnike kombëtare. Protesta sot ka të bëj edhe me bisedimet që po zhvillohen në Bruksel që mos e luajnë me fatin e shqiptareve që është çështje shumë e ndjeshme. Sot jemi të bashkuar, të unifikuar. I bëj apel faktorit ndërkombëtar dhe atij vendor që mos luajnë me fatin e shqiptarëve, meqë do të hapet Kutia e Pandorës”, tha Berisha

Të indinjuar me gjendjen në Mitrovicë dhe kërcënimet e qeverisë serbe për largimin e lapidarit të UÇPMB-së në Preshevë, u shprehën edhe qytetarët e mbledhur. Ajet Baliu, tha se duhet të ndërpriten pazaret me tokat shqiptare.

“Kërkojmë nga bashkësia ndërkombëtare që sa më shpejt të na heq barrikadën mbi Ibër. Nuk lejojmë kurrsesi ndarjen e Mitrovicës, nuk lejojmë pazare me Mitrovicën, me Preshevë matanë meçe boll kemi bë pazare”, theksoi ai.

Protesta ka përfunduar e qetë dhe pa ndonjë incident ashtu si ishte paraparë prej organizatorëve. Në fund protestuesit janë shpërndarë të qetë duke mbajtur në duar parullat ku bëhej thirrje për mbrojtjen e veriut dhe të Preshevës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...