Gjilani në përkrahje të Luginës - Bota Sot
Gjilani në përkrahje të Luginës

Kosova

Gjilani në përkrahje të Luginës

Më: 17 janar 2013 Në ora: 20:32

U organizua marshi protestues në Gjilan "Lugina është Kosovë, Kosova është Shqipëri!"
Në praninë e qindra nxënësve, studentëve, tifozëve dhe qytetarëve të Gjilanit, sot u organizua marshi protestues në përkrahje të shqiptarëve të Luginës së Presheves, me moton "Lugina është Kosovë, Kosova është Shqipëri!".

Në emër të organizates studentore nismëtare "Klubi Politik i Studentëve" foli koordinatori i saj i përgjithshëm, Fitim Salihu, i cili ndër të tjera tha:

"Tërë Gjilani, duke qenë në fqinjësi me vëllezërit tonë shqiptarë në Luginë, sot nëpërmjet rinisë dhe gjithë qytetarëve të tij, ndërmerr këtë marsh protestues paqësor, për të treguar se sikur gjatë gjithë historisë, vëllezërit tonë në Luginë, e kanë krahun e fortë, sepse ne jemi me ata" tha Salihu.

Kurse, në emër të shoqatës së shqiptarëve të Luginës "Vatra", Kushtrim Kadriu përshendeti pjesëmarrësit dhe falenderoi për respektin që tregoi qyteti i Gjilanit, Anamorava dhe studentet e Universitetit të Prishtines, për Kosoven Lindore dhe për luften e UÇPMB-së.
Marshi protestues shkoi siç ishte planifikuar prej Këshillit Organizativ, kurse Policia e Kosoves u perkujdes për secilin detaj, gjatë gjithë marshimit protestues, prej shkollave të mesme dhe fakulteteve, ku filloi marshimi në ora 11:00, e gjer tek Teatri i Qytetit, ku u mbajtën fjalimet dhe u përrmbyll në ora 12:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...