Shqiptarët e Kosovës Lindore, në dilemë

Kosova

Shqiptarët e Kosovës Lindore, në dilemë

Më: 19 janar 2013 Në ora: 17:04

Përkundër paralajmërimeve se një vendim i qartë do të ipet sot pas takimit të lidershipit shqiptarë të Luginës, rreth përmendores tashmë të vendosur me emrat e 27 dëshmorëve të UÇPMB-së në qendër të Preshevës, megjithatë ky vendim është prolonguar për ditët në vijim.

Takimi, i cili u mbajt pa praninë e mediave, e ku për herë të parë morën pjesë, përveç përfaqësuesve politik dhe institucional, atyre të OVL-së edhe përfaqësuesit e familjarëve të dëshmorëve të UÇPMB-së, edhe ata të Misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE), si duket i ka sjell të pranishmit në një dilemë për zhvendosje apo jo të përmendores.

Jonuz Musliu ish kryetar i Këshillit Politik të UÇPMB-së, pas takimit, i ka thënë Radio Kosovës se vazhdon të mbetët qëndrimi i njëjtë për Përmendoren,por se pritet që nesër të vendosët më konkret për çështjen e saj.

“Përfaqësuesit e veteranëve të UÇPMB-së dhe ata të familjarëve të dëshmorëve, do të ulën sonte së bashku dhe aty do të formohet një listë kërkesash, e cila do të jetë njëherësh listë nga e cila do të merret vendim konkret në takimin radhës që mbahet nesër”, ka njoftuar Musliu.

Ndërkohë, duke i komentuar dezinformatat e sotme të mediave serbe, Musliu ka pohuar të ketë shtim të forcave, por ai ka ftuar për ruajtje të gjakftohtësisë ndër banorët e këtushëm.

Kërcënimet e kreut serb për heqjen e dhunshme të Përmendores së dëshmorëve të UÇPMB-së nga qendra e Preshevës, kanë ngritur tensione në Luginë, kësaj madje po i kontribuojnë mediat serbe, të cilat kanë arrit të shqetësojnë banorët e këtushëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat