Xhandarmëria serbe e hoqi lapidarin e UÇPMB-së

Kosova

Xhandarmëria serbe e hoqi lapidarin e UÇPMB-së

Më: 20 janar 2013 Në ora: 09:17

Forca të mëdha speciale të xhandarmerisë serbe sot në orën 7,15 minuta të mëngjesit kanë larguar lapidarin e dëshmorëve të UÇPMB-së të vendosur në qendër të Preshevës, transmetojnë mediat serbe. Sipas B92, nuk ka pasur incidente me rastin e heqjes së përmendores.
Për realizimin e këtij operacioni ishin angazhuar forca të mëdha policore serbe.
Mediat serbe raportojnë për 200 pjesëtarë të xhandarmërisë serbe të kenë qenë roje të ‘bagerëve” të cilët e shkulën lapidarin nga vendin para komunës për ta ngarkuar në një kamionë (Së shpejti më gjerësisht). Hë për hë nuk dihet se ku është dërguar lapidari. Siç dihet mbrëmë raportohej nga mediat serbe se veteranët e UÇPMB-së ishin pajtuar që lapidari të zhvendosej në oborrin e xhamisë, ose të Shtëpisë së Kulturës.
Sipas medieve serbe, në sheshin ku ishte i vendosur lapidari, pos ekipeve të shumta të medieve dhe pjesëtarëve të xhandarmërisë dhe automjeteve të tyre të blinduara, gjatë aksionit të heqjes së lapidarit, ishte edhe komandanti i xhandarmërisë serbe, Bratislav Dikiq me bashkëpunëtorë, Slagjan Velinoviq, shef i policisë së Vranjës dhe Avdi Bajrami, komandant i policisë në Preshevë me zëvendësit e tij.
Nga ndërtesat përreth një numër qytetarësh kanë përcjellë aksionin. Transmeton agjencia serbe Tanjug.
Shesh, sipas medieve serbe, tashmë tërësisht është pastruar dhe nuk ka shenja se këtu ka ekzistuar ndonjë përmendore.
Kryeministri serb dhe ministri i Brendshëm, Ivica Daçiq ka deklaruar se pas skadimit të të gjitha afateve ligjore, me urdhër të Ministrisë së Drejtësisë, pjesëtarët e xhandarmërisë e kanë hequr lapidarin e vendosur në mënyrë jolegale në Preshevë.
"Sërbia ka treguar durim të mjaftueshëm, por edhe ka dërguar mesazh të fuqishëm se ligji duhet të respektohet dhe se askush nuk është më i fortë se shteti”, ka thënë Daçiq për mediat serbe.

>>Britania: Keqardhje për vendim të njëanshëm të Serbisë

>>AK: Sali Berisha bëhu burrë dhe reago për Preshevën

>>LB: Xhandarmëria serbe kreu akt dhune kundër shqiptarëve

>>Halimi: Serbia e vazhdon zgjidhjen e problemeve me dhunë

>>Jahjaga: U shkelen të drejtat themelore të njeriut

>>Krasniqi: Pushteti tanishëm i Beogradit, nuk ndryshon nga ai i Millosheviçit

>>LDK: Shqiptarët e Kosovës Lindore më të diskriminuarit e Evropës

>>Kurti: Fajin Serbia, përgjegjësinë Qeveria e Kosovës

>>Qeveria shqiptare: Heqja e lapidarit dëshmi e Albanofobisë së Beogradit

>>Qeveria e Kosovës iu bën thirrje shqiptarëve të mos i përgjigjen provokimit të Serbisë

>>OSBE: Keqardhje për mungesën e kompromisit për monument

>>Heqja e lapidarit, PDIU:Serbia,s`ka hequr dorë nga “doktrina millosheviçiane”

>>Reagon Majko: Serbia i rivrau ata që u vranë nga regjimi i Millosheviçit

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat