Kosovë Lindore, nesër protestë gjithëpopullore

Kosova

Kosovë Lindore, nesër protestë gjithëpopullore

Më: 20 janar 2013 Në ora: 15:27

Nesër në 12:00 protestë gjithëpopullore në Luginën e Preshevës. Të gjitha partitë politike do të mbledhin krerët e tyre sot në orën 17:00 për të parë se si do të veprohet në të ardhmen. Ata bëjnë apel tek qytetarët për qetësi dhe qëndrim në shtëpitë e tyre.

Ka përfunduar takimi Ii liderëve të partive politike të Luginës së Preshevës pak pas orës 13:00. Në konferencën e përbashkët për media përfaqësuesit e partive politike konstatuan gjendjen e rëndë politike dhe atë të sigurisë në Luginë pas heqjes së lapidarit, duke bërë apel tek qytetarët për qetësi dhe qëndrim në shtëpitë e tyre.

Akuza të rënda u drejtuan në adresë të Qeverisë serbe, të cilët duke parë unitetin e faktorit politikë shqiptarë dhe shoqërisë civile rrthë lapidarit dhe gati se në gjetjen e një zgjidhje me palën ndërkombëtare, Qeveria serbe në mënyrë makabre shkel mbi identitetin kombëtarë shqiptarë.

Kryetari Mustafa tha se në këtë mënyrë xhandarmëria nuk përfilli as shqiptarët e as palën ndërkombëtare. Mustafa paralajmëroi se të gjitha partitë politike do të mbledhin krerët e tyre sot në orën 17:00 për të parë se si do të veprohet në të ardhmen.

Edhe deputeti Riza Halimi tha se uniteti i shqiptarëve në të gjitha trojet shqiptare që dolën në mbrojtjën e lapidarit e pengoi Qeverinë serbe dhe mori këtë vendim.

Në konferencë u kërkua që çështja e Luginës së Preshevës urgjentishtë të trajtohet edhe në Bruksel në bisedimet në mes Kosovës dhe Serbisë.

Nesër për në ora 12:00 në emër të partive politike, Jonuz Musliu, bëri apel tek qytetarët e Luginës së Preshevës për protest gjithëpopullore.

Derisa mbahet konferenca e kryetarëve të partive politike qytetarët në vendin ku qëndronte lapidari kanë vënë shufra hekuri në ato përmasa, e që më pastaj partitë politike bënë homazhe pas daljes nga objekti komunës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat