Fillojnë aktivitetet e shënimit të 5 vjetorit të pavarësisë

Kosova

Fillojnë aktivitetet e shënimit të 5 vjetorit të pavarësisë

Më: 14 shkurt 2013 Në ora: 12:45

Që nga nesër, në të gjitha qytetet e Kosovës fillojnë aktivitete për shënimin e pesë vjetorit të pavarësisë. Qeveria e Kosovës ka ndarë 100 mijë euro për mbulimin e të gjitha shpenzimeve që lidhen me organizimin e aktiviteteve për shënimin e 17 shkurtit.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi tha se në nivel qendror dhe lokal tani më kanë filluar të gjitha përgatitjet.
“ Ka qenë një bashkëpunim shumë i mirë nga të gjithë ne që nuk ka pasur reflektimit politike apo partiake nga asnjë prej nesh”, tha Kuçi.
Ndërkaq ministri i kulturës, Memli Krasniqi ka kërkuar ndarjen e 170 mijë eurove për shënimin e pesë vjetorit. Por kryeministri Thaçi ka marr vendim për ndarjen e 100 mijë eurove.
Ndryshe që të gjithë aktivitete do të fillojnë që nesër, me dekorimin e të gjitha qyteteve të Kosovës. Në të gjitha shkollat ora e parë e mësimit do ti dedikohet ditës së pavarësisë, ndërsa në orën 12 në Universiteti i Prishtinës do të organizojë akademi në shënim të 43 vjetorit të universitetit.
Nesër poashtu do të ketë edhe aktivitete kulturore. Më 16 shkurt do të bëhen homazhe në Prekaz, Klinë, Glloxhan tek varri i ish-presidenti Ibrahim Rugova, për të përfunduar tek shtatorja e Zahir Pajazitit. Ndërkaq në orën 18 do të mbahet akademi solemne ku do të jenë të pranishëm mysafir vendorë dhe ndërkombëtarë si dhe një koncert nga Filhamornia e Kosovës.
Më 17 shkurt, në orën 12 do të fillojë parada e parakalimit të trupave të FSK-së dhe Policisë së Kosovës. Në orën 15 Kuvendi i Kosovës ,mbanë seancë solemne dhe në orën 20 do të jetë koncerti përmbyllës, në qendër të Prishtinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat