Seancë solemne për 5 vjetorin e Pavarësisë

Kosova

Seancë solemne për 5 vjetorin e Pavarësisë

Më: 15 shkurt 2013 Në ora: 17:01

Kuvendi i Kosovës, të dielën në orën 3, atëherë kur edhe është bërë shpallja e pavarësisë me 17 shkurt 2008, do të mbajë seancë solemne për nder të shënimit të pesë vjetorit të Pavarësisë.

Në këtë seancë solemne, sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës, pos deputetëve aktualë dhe krerëve shtetëror të Republikës së Kosovës, janë ftuar të marrin pjesë edhe personalitete politike ndërkombëtare dhe nga shtetet fqinje, ish-deputetët nënshkrues të Deklaratës së Pavarësisë, si dhe personalitete të ndryshme të jetës politike, kulturore dhe fetare të Kosovës.

“Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme të drejtuar nga Jakup Krasniqi, kryetar, në të cilën morën pjesë edhe kryetarët e grupeve parlamentare, ka shqyrtuar përgatitjet për mbajtjen e Seancës solemne për shënimin e 5-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, e cila do të mbahet ditën e diel, më 17 shkurt 2013, duke filluar në orën 15:00”, shkruan në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat