Mesazhi i Kryetarit të LDK-së, me rastin e pesëvjetorit të pavarësisë së Kosovës

Kosova

Mesazhi i Kryetarit të LDK-së, me rastin e pesëvjetorit të pavarësisë së Kosovës

Më: 16 shkurt 2013 Në ora: 17:45

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dr. Isa Mustafa, u ka shprehur urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve të vendit me rastin e 5-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës.
“Në këtë ditë të shënuar për vendin tonë, dëshiroj që në emrin tim dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës t’ju shpreh urimet më të përzemërta ju dhe familjeve tuaja”, thuhet në mesazhin e Kryetarit Mustafa.
Po ashtu, Kryetari Mustafa ka rikujtuar sakrificat njëshekullore të popullit të Kosovës për liri, pavarësi dhe demokraci, duke veçuar sidomos rolin e Presidentit Historik Ibrahim Rugova, Atit shpirtëror të shtetit të Kosovës.
“Edhe në këtë përvjetor, ne përkulemi para veprës madhështore të Presidentit Rugova dhe bashkëpunëtorëve të tij, si dhe para flijimit sublim të shumë bijëve dhe bijave të Kosovës, të cilët ranë për t’u përjetësuar në altarin e lirisë së atdheut”, thuhet më tej në këtë mesazh.
Gjithashtu, Kryetari Mustafa ka përsëritur mirënjohjen e përhershme për të gjitha vendet , të cilat e ndihmuan Kosovën në udhën e saj të lirisë dhe të shtëtndërtimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat