Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dy javë më parë ka hapur konkurs për zgjedhjen e rektorit të ri në UP.
Burime të KosovaPress bëjnë të ditur se për pozitën e rektorit në Universitetin e Prishtinës kanë aplikuar pesë kandidatë; Sefer Avdija, Isak Shabani, profesoresha Gjyljeta Mushkolaj, Faton Berisha dhe But Dedaj.
Konkursi për këtë pozitë është mbyllur sot (e martë) në orën 16:00, i cili ishte hapur më 8 maj.
Rektori aktual Qerim Qerimi ishte zgjedhur më 21 nëntor 2022 dhe mandati i tij përfundon në shtator të këtij viti.