Kryetari i Lidhjes Demoktarike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ishte për vizitë në Podujevë, Ai së bashku me Ekrem Hysenin vizituan disa fshatra, ku mbajtën edhe takimet.
“Radhët e LDK-së po pasurohen çdo ditë e më tepër me njerëz të vullnetit të mirë, të cilët besnikërisht e fisnikërisht u qëndrojnë parimeve njerëzore e intelektuale”, shkruan Hyseni në Facebook.
Postimi i plotë:
Bashkërisht me kryetarin e LDK-së, z. Lumir Abdixhiku, gjatë ditës së djeshme patëm takime me qytetarë e veprimtarë të shumtë të Lidhjes Demokratike në Llap.
Takimet e shumta i nisëm me familjen e veteranit të LDK-së, Ali Gashi në Dobërdol, mikpritja e të cilëve si zakonisht ishte e veçantë.
Nga Dobërdoli në Obrançë, veprimtarët e Lidhjes na pritën në një atmosferë të jashtëzakonshme, e që është treguesi i vëretetë se Lidhja po ringritet gjithandej Llapit e Kosovës.
Se Lidhja po fuqizohet çdo ditë e më shumë, dhe se qytetarët kanë besim të fuqishëm në Rrugën e Re, u dëshmua edhe takimimin që patëm në Sfeçël.
Bashkëbiseduam hapur për sfidat e tyre që nuk janë të pakta, por gjithashtu edhe për mënyrën se si do t'i tejkalojmë ato bashkërisht. Bindja e tyre se zgjidhja vërtetë e besueshme është përmes Rrugës së Re, natyrshëm se është motiv i jashtëzakonshëm në rrugëtimin tonë të përbashkët.
Po ashtu, takuam edhe shoqatën e bjeshkatarëve alpinistë “Llapi”, me të cilët biseduam për mundësitë që ka vendi ynë.
Radhët e LDK-së po pasurohen çdo ditë e më tepër me njerëz të vullnetit të mirë, të cilët besnikërisht e fisnikërisht u qëndrojnë parimeve njerëzore e intelektuale.