Shumë herët, si i ri filloj aktivitetin atdhetarë për Republikën e Kosovës. Arratiset në Zvicër për të shpëtuar nga arrestimi, ku zhvilon aktivitetin e ti politik.
Si artist i valleve tradicionale porë edhe si koerograf pushton skenat e tubimeve dhe manifestimeve që organizonin mërgimtarët në Zvicër dhe disa shtete të Evropës. Secili vallzim që demonstronte Muhameti kishte një mesazh të fuqishëm patriotik, jo rrallë here mërgimtaret i përcillnin me lot në sy nga emocionet.
Ishte pjesë e organizimeve të demonstratave dhe protestave që organizoheshin në Zvicër dhe shtetet tjera të Evropës, me kërkesën Kosova Republikë.
Artisti pikturonte figurat tona kombëtare, të rëndësisë së veqant Historike, dhe i shpërndante falas mërgimtarëve. Ishte bashkpuntor i shum veprimtarëve dhe figurave të dalluara patriotike që vepruan në shtetet prendimore. Kur filloj lufta në Kosovë, ishte ndër të parët që ju bashkua vullnetarëve përmes institucioneve të Republikës së Kosovës.
Së bashku me Grupin e Sali Çekut dhe Bekë Osmanaj, vendosi bazat e MMRK në shkollën e Viçidolit.Muhameti ishte disa herë në Shqipëri,me luftëtarët e Isniqit për bartjen e armëve. Pata fatin e madhë që në fillimin e Qershorit të jem bashkudhtarë me Muhamet Imeraj, Rrustem Bruqin, Beqir Mehmetin dhe 12 ushtarë të Isniqit, në një marshut të vështirë.
Përmbi 36 kuaj, të ngarkuar me armatim të ndryshme për fshatrat; Isniq, Beleg dhe Carrabreg, filluam marshuten drejt këtyre fshatrave me sakrifica dhe rreziqe të mëdha. Muhameti edhe pse kishte këmbët e lënduara nga rrugtimet e shpeshta, të vështira dhe të gjata, me një moral të lartë e përfundoj me shumë sukses këtë udhtim. Përpos që drejtonte rrugtimin, Muhameti luajti rolin e reporterit, bëri fotografi me aparatin e ti të cilat kan mbetur të vetmet kujtime Historike që dëshmojn të vërteten sot.
Sa herë i shiqoj këto fotografi, sytë më mbushen me lotë nga emocionet që sjellin pikllim dhe mallëngjim për heronjët; Rrustem Bruqin, Beqir Mehmetin të cilët ranë heroikisht në fushën e nderit duke luftuar me pushkë në dorë,ballë për ballë me kriminelët serbë. Kujtoj me mallë dhe krenari heronjët dhe ushtarët e Isniqit, veprimtarin dhe ushtarin Hasan Zukaj nga Belegu, që në sytë e tyre shifej rrezja e lirisë. Muhameti i qendroj besnik luftës si luftëtar i Betejës së Kosharës, deri në përfundimin e luftës.
Pas lufte kthehet në Zvicër ku vazhdon jeten dhe veprimtarin e ti pa i marrë asgjë Kosovës, sepse kështu ishte mësuar, vetëm ti japë asaj çdo gjë që kishte. Shoqëria e jonë, shumë shpejt i harron veprimtarët dhe luftëtaret që dhanë çdo gjë për lirin dhe pamvarsin e Kosovës.
Pse ndodhë kjo?
Ndodhë sepse idealistėt e vërtet janë luftëtarë të pathyeshëm në të gjitha betejat, vetëm në betejen për grabitjen e pasurisë shoqërore dhe betejen për pushtet, janë të papërgatitur dhe luftëtar të dobët.
Karakteri i fortë i tyre, i ndertuar mbi idealin e shenjt „Mbi të gjitha Kombi dhe Shteti“ nuk jau kejon një gjë të tillë. Muhamet Imeraj pasurin më të madhe, e ka biografin e pastër kombëtare, kontributin e pandalur që dha për Liri dhe Pamvarsi, andaj respektohet dhe vlersohet nga ata që dijnë të vlersojnë patriotet si Muhamet Imeraj.