Situata alarmante në Prevallë, Shala: Terren i rrezikshëm, zjarrfikësve mund t’ju kushtojë me jetë
Zona e Prevallës tash e disa javë po ballafaqohet me zjarrin e madh që e ka përfshirë atë pjesë.
Banorët po ndihen të rrezikuar shkaku që flakët kanë nisur t’iu ofrohen edhe shtëpive të banimit.
Madje disa thanë që nga Prevalla janë larguar edhe turistët.
Lidhur me gjendjen e cila po mbizotëron atje, detaje ka dhënë drejtoresha për Emergjenca në komunën e Prizrenit, Ramize Shala.
Ajo tha se gjendja nuk është dhe aq alarmante, pasi që në vendin e ngjarjes janë njësitet relevante të policisë dhe zjarrfikësve.
“I kemi marrë të gjitha masat e sigurisë për të qenë më afër qytetarëve. Jemi në dijeni për situatën dhe jemi në gatishmëri për çdo gjë që na ndodh. Nëse zjarri do t’u ofrohet shtëpive, ekipi i cili ndodhet atje, do të kërkoj përforcime, do të mobilizohemi edhe do të shkojmë atje”, tha ajo.
Shala theksoi se “Terreni është i rrezikshëm dhe mund t’u kushtojë me jetë zjarrfikësve”.
Për ta përballuar më lehtë situatën, është kërkuar edhe ndihma e KFOR-it, që të intervenojë.
Por, misioni i NATO-s në Kosovë, ka thënë se do të intervenojë atëherë kur në rrezik të jenë jetërat e qytetarëve.
Zjarri në Pravallë ende aktiv, mungesa e ndërhyrjes nga ajri përkeqëson situatën
Zjarri i madh që ka shpërthyer në malet e Pravallës vazhdon të përhapet me intensitet të lartë, duke kërcënuar edhe shtëpitë në fshatin turistik të Prevallës.
Situata është përkeqësuar pasi, deri më tani, nuk ka pasur ndërhyrje nga ajri me helikopter për të shuar flakët.
Zjarri, i cili ka nisur të përhapet me shpejtësi për shkak të nxehtësisë së madhe, ka alarmuar banorët dhe vizitorët e zonës.
Flakët u afrohen vilave në Prevallë, largohen turistët
Sabri Bunjaku nga Prevalla, thotë se zjarri ka përfshirë atë vend, dhe se është afruar afër vilave, duke bërë kështu që turistët t’i braktisin ato.
“Në këtë moment janë afruar flakët afër vilave afër 200 metrave, në ora 10 ka ardhur një cisternë e zjarrfikësve, zjarri në Prevallë është përhapur me 5 gusht, në fillim nëse ishte intervenuar nuk do të vinte kjo gjendje, afër dy kilometra e ka shëmtuar Parkun Kombëtar”.
Bunjaku po ankohet sepse sipas tij nuk ka pasur ndërhyrje nga ana e zjarrfikësve.
“Ndërhyrje nuk ka pasur, veç rrinë aty, nuk ndërhyjnë, thonë nuk ka rrezik. Rreziku është shumë i madh, ne po frikësohemi sepse kanë filluar edhe gurët të shembën”, tha ai.
“Na premtuan që sot do të vijë KFOR-i, për të intervenuar, për ta shuar (zjarrin) me helikopterë. Paradite ka ardhur një helikopter, veç është sjellur dy herë rreth zjarreve dhe më nuk është lajmëruar askush”, shtoi Bunajku.