Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza në kuadër të vizitave nëpër qytetet e Kosovës, ka zhvilluar një punëtori me qytetarë të Komunës së Kamenicës.
Hamza është shprehur se programi nuk duhet të jetë për kabinetin e ministrave e as për deputetë, por sipas tij, duhet të jetë për qytetarët.
“Programi nuk duhet me qenë për kabinetin e ministrave, as për deputetë. Programi duhet me qenë për qytetarët”.
“Nëse ne arrijmë t’i adresojmë brengat e qytetarëve, preokupimet e qytetarëve, ne ia kemi dalë”, ka thënë Hamza në takim me qytetarët e Kamenicës.
Ndryshe, Hamza paraprakisht ka zhvilluar punëtori të tilla me qytetarët në Gjakovë, Ferizaj dhe Vushtrri.