Komuna e Obiliqit nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Fakultetin e Edukimit dhe OJQ-në “TOKA”

Kosova

Komuna e Obiliqit nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Fakultetin e Edukimit dhe OJQ-në “TOKA”

Më: 18 mars 2025 Në ora: 12:23
Foto nga vendi i ngjarjes

Nënkryetari i Komunës së Obiliqit, Ibush Mjekiqi, së bashku me Drejtoreshën e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Fitore Hashani, pritën në një takim Drejtoreshën Ekzekutive të OJQ-së “TOKA”, Hatixhe Zeka Konjufca.

Qëllimi i takimit ishte nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Komunës së Obiliqit, Fakultetit të Edukimit dhe OJQ-së “TOKA”, si implementuese e projektit “Të nxënit përmes përvojës”, i cili synon përmirësimin e qasjes praktike në mësimdhënie.

Ky projekt do të realizohet në bashkëpunim me Fakultetin e Edukimit të Universitetit të Prishtinës.

Nënkryetari Mjekiqi dhe Drejtoresha Hashani falënderuan atë për bashkëpunimin dhe angazhimin në zbatimin e këtij projekti, i cili do të ndikojë pozitivisht në cilësinë e arsimit në komunën tonë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat