Katër raste të dhunës në familje në raportin 24 orësh të Policisë

Kosova

Katër raste të dhunës në familje në raportin 24 orësh të Policisë

Më: 14 prill 2025 Në ora: 09:44
Foto ilustrim

Katër raste të dhunës janë raportuar në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Në Pejë një burrë është arrestuar pasi dyshohet se e ka sulmuar fizikisht një burrë tjetër.

“DHUNË NË FAMILJE- Pejë / 13.04.2025 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se dyshohet se e kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje.”

Në Gjakovë janë regjistruar tri raste të dhunës në familje.

Në rastin e parë është arrestuar një burrë pasi ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj një burri dhe një gruaje.

“Gjakovë / 13.04.2025 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj dy viktimave, një mashkulli dhe një femre kosovare. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Në rastin tjetër është arrestuar një burrë pasi e ka sulmuar një burrë dhe e ka fyer një grua.

“Gjakovë / 11.04.2025 – 21:00. Më 13.04.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se kishte sulmuar viktimën mashkull kosovar si dhe kishte fyer viktimën femër kosovare. Lidhur me rastin viktimës mashkull kosovar i është ofruar tretmani mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.”

Në rastin e tretë një burrë është arrestuar për dhunë psikike ndaj një gruaje.

“Gjakovë / 13.04.2025 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se i ka shkaktuar dhunë psikike viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat