Ditës Ndërkombëtare të Tokës, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” Sh.A. – Pejë organizoi një aksion simbolik për mbjelljen e luleve dhe rregullimin e hapësirave të jashtme në objektin qendror të kompanisë.
Në këtë aktivitet mori pjesë edhe kryeshefi ekzekutiv, Dri Cena, i cili bashkë me stafin e “Hidrodrinit” dha mesazhin e qartë për përkushtimin e kompanisë ndaj mbrojtjes së mjedisit dhe promovimit të një ambienti të pastër e të gjelbër.
“Dita e Tokës nuk është vetëm një datë kalendarike, por një kujtesë e përditshme për rëndësinë që ka ruajtja e natyrës dhe ujit si burim jetësor,” – u shpreh ndër të tjera Cena.
Dita Ndërkombëtare e Tokës për herë të parë është shënuar në vitin 1970 dhe sot përfshinë ngjarje të ndryshme në më shumë se 193 vende të botës, për të ngritur vetëdijen mbi rëndësinë e mbrojtjes së planetit.