Minimi i radhës, nesër bllokohet disa orë qarkullimi i trafikut në këtë segment rrugor

Kosova

Minimi i radhës, nesër bllokohet disa orë qarkullimi i trafikut në këtë segment rrugor

Më: 19 maj 2025 Në ora: 10:23
Foto ilustrim

Nesër në trasen e rrugës nacionale Prishtinë-Pejë- N9, ku po realizohet zhvillimi i punimeve në zgjerimin e segmentit Kijevë-Dollc LOT-3, do të bëhet minimi Nr.9 i masave shkëmbore.

Me këtë rast do të bëhet ndërprerja e qarkullimit të trafikut nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri tek udhëkryqi i rrugës për në Gjurgjevik.

Ndërprerja e trafikut do të bëhet në intervalin kohorë: 16:00 deri në pastrimin dhe hapjen e rrugës.

Nga të gjithë shoferët kërkohet që në këtë periudhë kohore që të shfrytëzojnë rrugët alternative.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat