Në bashkëpunim me Policinë dhe me mbështetjen e Menaxherit të Njësisë, inspektorët rajonal dhe ata të njësisë operative të KRU “Hidrodrini” kanë realizuar një aksion të gjerë çkyçjesh në komunën e Istogut, duke inspektuar ekonomi familjare dhe biznese që kanë borxhe të pashlyera ndaj kompanisë.
Gjatë këtij aksioni, shumica e konsumatorëve borxhlinj i janë përgjigjur vendimit duke shlyer obligimet përmes procedurave bankare.
Për konsumatorët që nuk kanë përmbushur detyrimet financiare, janë ndërmarrë masa ndëshkuese dhe rastet janë proceduar për ndjekje gjyqësore.
KRU “Hidrodrini” njofton se aksione të ngjashme do të vazhdojnë edhe në zonat e tjera të mbuluara nga kompania, me qëllim të përmirësimit të mbledhjes së borxheve dhe funksionimit të qëndrueshëm të shërbimeve.
Ftojmë të gjithë konsumatorët me obligime të papaguara që të shlyejnë borxhet ndaj kompanisë për të shmangur masat ndëshkuese dhe ndërprerjen e shërbimeve.