15-vjeçari nga Skenderaj ndez 74 qirinj te shtatorja e Zahide Jasharit

Kosova

15-vjeçari nga Skenderaj ndez 74 qirinj te shtatorja e Zahide Jasharit

Më: 18 qershor 2025 Në ora: 22:43
Fatjon Gashi

Djaloshi i ri nga Skenderaj, Fatjon Gashi, ka ndezur sonte 74 qirinj te shtatorja e Zahide Jasharit.

15-vjeçari këtë e bëri në Ditën e Çlirimit të qytetit të tij në nderim të 74 vjetëve të Nënës Zahide.

Nëna Zahide, së bashku me 12 anëtarë të tjerë të familjes së saj, u vra më 7 mars të vitit 1999 kur forcat serbe sulmuan kullën e Jasharëve.

Atë ditë, në altarin e lirisë, kishin rënë edhe Komandant Adem Jashari, Shaban Jashari, Hamëz Jashari, Osman Geci e të tjerë.

Shtatorja e Zahide Jasharit u zbulua sot në Skenderaj si vepër e punuar nga artisti Sabri Behramaj.

Fatjoni këtë aktivitet e ka bërë në mënyrë vullnetare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat