Sot dhe nesër Podujeva me ndërprerje të ujit, këto janë oraret

Kosova

Sot dhe nesër Podujeva me ndërprerje të ujit, këto janë oraret

Më: 19 qershor 2025 Në ora: 08:24
Foto ilustrim

Për shkak të disa punimeve teknike, sot dhe nesër  do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në qytetin e Podujevës.

Kjo është bërë e ditur nga Kompaniia Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”.

“Ju njoftojmë se në qytetin e Podujevës do të ketë punime teknike në gypin fi 450mm punime këto që do e rrisin kapacitetin e furnizimit të qytetit me ujë”.

“Me këtë rast më datë 19 dhe 20 qershor do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë nga ora 12:00-18:00″, thuhet në postimin e kësaj kompanie në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat