Kandidatët për kryetarë nuk heqin dorë nga postet e tashme

Kosova

Kandidatët për kryetarë nuk heqin dorë nga postet e tashme

Më: 9 shtator 2013 Në ora: 09:19

Ministrat dhe deputetët që janë përfshirë në garën për kryetarë e këshilltare komunash në zgjedhjet e 3 nëntorit, janë të bindur në fitore. Por ky parashikim nuk i bind ata që të largohen nga pozitat aktuale pa u bërë i ditur rezultati i zgjedhjeve. Përjashtim bën vetëm zëvendëskryeminstrja Mimoza Kusari- Lila, e cila ka thënë se pa marrë parasysh rezultatin e zgjedhjeve, nuk tërhiqet nga vendimi për dorëheqje nga funksionet e tashme në qeveri.

Agim Çeku nuk do ta braktisë postin e ministrit të FSK-së, ndonëse ka pranuar t’I futet garës për kryetar të Prishtinës.
“Do ta shihni edhe vetë si si do t’ia dal, pasi që jam i sigurt se as ministrinë e as fushatën nuk do ta lë pas dore”, ka deklaruar ai.
Ndryshe nga ministri Çeku, zëvendëskryeministrja Mimoza Kusari- Lila, e cila është kandidate për kryetare të Gjakovës, ka thënë se është duke u menduar për zëvendësimin e saj në postet qeveritare.
“Ne jemi në bisedime për personat të cilet do të mund të më zëvendësojne, kryeministri Thaçi dotë dalë me emërime besoj para procesit zgjedhor”, është shprehur ajo.

Deputetja nga radhët e AAK-së, Donika Kada- Bujupi,ka thënë se do të veprojë ashtu sic e parasheh ligji.
“Ligji na lejon që derisa është fushata të lirohem nga pjesëmarrja në kuend, ndërsa nga ana tjetër ne nuk I marrim mëditjet”, ka deklaruar ajo.

Deputeti nga radhët e LDK-së Lutfi Haziri, I cili është kandidat për kryetar të Gjilanit, ka deklaruar se është I gatshëm të japë dorëheqje nga deputeti nëse I kërkohet një gjë e tillë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat