Kufiri me Maqedoninë kalohet vetëm këmbë - Bota Sot
Kufiri me Maqedoninë kalohet vetëm këmbë

Kosova

Kufiri me Maqedoninë kalohet vetëm këmbë

Më: 10 shtator 2013 Në ora: 10:34

Bllokimi i kufijve me Maqedoninë edhe sot në mëngjes vazhdon të mbetet i mbyllur për të gjitha automjetet.
E vetmja mundësi për të kaluar kufirin është të ecësh këmbë dhe të paguash nga dy euro për person.

E njëjta situatë paraqitet në dy pikat e kalimit kufitar në Han të Elezit dhe në Glloboqicë.

Një student i cili nuk deshi t’i përmendet emri tha se, sot herët në mëngjes e ka kaluar këmbë kufirin, mirëpo është dashur të paguaj dy euro taksë të vënë nga autoritetet maqedonase.

“Si studentë që jam në Tetovë, zgjidhja ime e vetme ishte që të dal këmbë në territorin e Maqedonisë”, tha ai, duke u kërkuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës që të gjejnë një zgjidhje të shpejtë përkitazi me rastin, pasi që janë qytetarët e Kosovës që po e pësojnë më së shumti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...