Nëse Maqedonia heq pengesat, Kosova e gatshme për zgjidhje

Kosova

Nëse Maqedonia heq pengesat, Kosova e gatshme për zgjidhje

Më: 11 shtator 2013 Në ora: 14:31

Autoritetet në Kosovë janë të gatshme të bëjnë një zgjidhje për gjendjen e krijuar me Maqedoninë. Por fillimisht qeveria e atij shteti duhet të angazhohet për heqjen e pengesave në kufirin me Kosovën, si dhe heqjen e barrierave ndaj njerëzve dhe mallrave nga Kosova.

Kështu tha zëvendëskryeministrja Mimoza Kusari Lila, pas takimit me drejtuesit e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore dhe asaj Maqedono-Bullgare.

Problemi ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë, që fillimisht nisi me raportet tregtare, më pas në pengesat e qarkullimit të njerëzve, duhet të zgjidhet sa më parë. Shtyrja e zgjidhjes nuk është në favor të asnjërit vend, tha ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila.

Ajo tha se qeveria e Kosovës është e gatshme të bëjë një zgjidhje, por presin një angazhim të ngjashëm edhe nga qeveria maqedonase dhe se sipas saj, zgjidhja është e thjeshtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat