55 aksidente trafiku dhe mbi 2 mijë tiketa të shqiptuara

Kosova

55 aksidente trafiku dhe mbi 2 mijë tiketa të shqiptuara

Më: 13 janar 2026 Në ora: 09:07
Foto ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka raportuar se janë evidentuar gjithsej 55 aksidente trafiku, nga të cilat nuk është shënuar asnjë aksident me fatalitet. Janë regjistruar 18 aksidente me persona të lënduar dhe 37 aksidente që kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në kuadër të zbatimit të ligjit dhe rritjes së sigurisë në trafik, Policia ka shqiptuar 2,172 tiketa trafiku për shkelje të ndryshme.

Po ashtu, janë arrestuar 22 persona, ndërsa 11 persona janë dërguar në mbajtje. Gjatë kësaj periudhe nuk ka pasur persona në ndalim policor dhe as persona të dërguar në vuajtje të dënimit.

Institucionet e rendit publik vazhdojnë angazhimin e tyre për parandalimin e aksidenteve dhe garantimin e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat