Gjenden tabela automjetesh pas vërshimeve, pronarët mund t’i marrin në Graçanicë

Kosova

Gjenden tabela automjetesh pas vërshimeve, pronarët mund t’i marrin në Graçanicë

Më: 14 janar 2026 Në ora: 11:29
Targa

Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët, se në zonën e vërshimeve, në rrugën Prishtinë-Ferizaj, saktësisht në afërsi të Prishtina Mall, janë gjetur disa tabela të automjeteve.

Ato janë dorëzuar në Stacionin Policor në Graçanicë.

Andaj, me këtë rast, policia ka ftuar pronarët e këtyre tabelave që të paraqiten në këtë stacion policor për tërheqjen e tyre.

Njoftimi i Policisë:

Njoftohen qytetarët, se në zonën që kishte vërshime, në rrugën Prishtinë -Ferizaj, saktësisht në afërsi të Prishtina Mall, janë gjetur disa tabela të automjeteve, të cilat janë dorëzuar në Stacionin Policor në Graçanicë.

Andaj, ftohen pronarët e këtyre tabelave që të paraqiten në këtë stacion policor për tërheqjen e tyre.

Faleminderit për bashkëpunim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat