Kompania e Ujësjellësit Rajonal "Prishtina" ka njoftuar se do të ketë ndërprerje të ujit.
Kjo për shkak të një rrjedhjeje në një gyp të ujësjellësit në qytetin e Podujevës.
Theksohet se ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm do të ketë në rrugët “Skënderbeu” e “28 Nëntori” si dhe Rrugën e Xhamisë.
Ujësjellësi bën të ditur se furnizimi me ujë do të rikthehet menjëherë pas përfundimit të sanimit të rrjedhjes.