Gjatë janarit u shqiptuan 1.128 gjoba në trafik përmes radarëve mobilë

Kosova

Gjatë janarit u shqiptuan 1.128 gjoba në trafik përmes radarëve mobilë

Më: 7 shkurt 2026 Në ora: 15:03
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm gjatë muajit janar ka intensifikuar kontrollet në trafik, duke përdorur pajisje inteligjente dhe radarë mobilë për monitorimin e shkeljeve.

Si rezultat i këtyre kontrolleve, janë shqiptuar gjithsej 1 mijë e 128 gjoba ndaj drejtuesve të automjeteve që nuk kanë respektuar rregullat e trafikut rrugor.

Sipas njoftimit zyrtar, nga numri i përgjithshëm i gjobave, 545 prej tyre janë dërguar përmes postës në adresat e pronarëve të mjeteve, pas identifikimit të shkeljeve nga sistemet elektronike të monitorimit. Këto masa janë ndërmarrë kryesisht për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, mosrespektim të sinjalizimit rrugor dhe shkelje të tjera që rrezikojnë sigurinë në komunikacion.

Policia e Kosovës ka theksuar se përdorimi i teknologjisë moderne ka për qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve, duke u bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e trafikut.

Respektimi i rregullave të trafikut – shpëton jetën tuaj!”, thuhet në apelin e policisë, duke rikujtuar se kujdesi në rrugë është përgjegjësi e përbashkët e të gjithë pjesëmarrësve në trafik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat