Parashikimi i motit për sot

Kosova

Parashikimi i motit për sot

Më: 3 mars 2026 Në ora: 06:38
Foto ilustrim

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Ka mundësi për reshje të izoluara shiu në zona të caktuara gjatë ditës.

Do të ketë prani të grimcave të pluhurit saharian dhe në ato zona ku do të ketë reshje, ato mund të shoqërohen me baltë.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 7-24 km/h.

Temperaturat minimale do të luhaten prej 2 deri në 4°C, ndërsa ato maksimale prej 14 deri në 17°C. / MeteoKosova

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat