​Ngjarjet e datës 13 mars

Kosova

​Ngjarjet e datës 13 mars

Më: 12 mars 2026 Në ora: 22:16
Foto ilustrim

Oda e Mjekëve mban mbledhjen konstitutive të Kuvendit. (Hotel Emerald, ora 09:00)

Mbahet seanca dëgjimore për caktimin e paraburgimit ndaj këngëtarit Gjestit. (Gjykata Themelore në Prishtinë, ora 09:30)

Mbahet takim i jashtëzakonshëm i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Salla e takimeve, kati VI, objekti i KPK-së, ora 9:30)

Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë mban tryezën e diskutimit me temë “Konsumatori, shteti dhe përgjegjësia e përbashkët”, e organizuar me rastin e 15 Marsit-Ditës Ndërkombëtare të Konsumatorit. (Hotel Dukagjini, Pejë, ora 10:00)

Dhurohen tre shtretër për Qendrën e Mjekësisë Familjare në Lagjen e Muhaxherëve në kuadër të bashkëpunimit të Komunës së Prishtinës me KFOR-in Italian dhe Bonstillin Amerikan. (Ora 11:00)

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, marrin pjesë në përurimin e hapësirave të renovuara në Institutin e Anatomisë Patologjike. (Kampusi i QKUK-së, ora 13:00)

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat