Ky është personi që vdiq dje në Llaushë të Skenderajt, sot i jepet lamtumira

Kosova

Ky është personi që vdiq dje në Llaushë të Skenderajt, sot i jepet lamtumira

Më: 8 prill 2026 Në ora: 13:16
Jeton Babaj

Jeton Babaj, humbi jetën dje në Llaushë të Skenderajt.

Dyshohet se deri te ngjarja tragjike erdhi si pasojë e një zjarri.

39 vjeçarit sot do t’i jepet lamtumira e fundit.

Njoftimi u bë nga familja përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Ceremonia e varrimit do të bëhet nga ora 15:00.

“Me dhimbje të thellë njoftojmë familjarët, miqtë, shokët dhe dashamirët se më i dashuri ynë, Jeton Babaj, ndërroi jetë më datë 07.04.2026. Varrimi do të bëhet sot, më datë 08.04.2026, në ora 15:00, në Llaushë, te varrezat e lagjes Babaj”, ka njoftuar familja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat