Hoxhaj: Kur njerëzit bashkohen rreth një ideje, asgjë nuk e ndal ndryshimin

Kosova

Hoxhaj: Kur njerëzit bashkohen rreth një ideje, asgjë nuk e ndal ndryshimin

Më: 5 qershor 2026 Në ora: 10:23
Kandidati për deputet nga PDK-ja, Enver Hoxhaj

Kandidati për deputet nga PDK-ja, Enver Hoxhaj, ka publikuar një album me fotografi nga takimet e zhvilluara në Dragash, Prizren, Rahovec, si dhe në fshatrat Peqan dhe Studençan të Suharekës, duke falënderuar qytetarët për mbështetjen e dhënë.

Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj tha se përtej fotografive që tregojnë pjesëmarrjen e madhe, ka momente që pasqyrojnë frymën dhe vullnetin e qytetarëve për ndryshim.

“Ka fotografi që tregojnë turmën. Ka momente që tregojnë shpirtin e një populli. Takimet e mbrëmshme ishin dëshmi se kur njerëzit bashkohen rreth një ideje, asgjë nuk e ndal ndryshimin. Faleminderit për besimin”, ka shkruar Hoxhaj.

Sipas tij, takimet në Dragash, Prizren, Rahovec, Peqan dhe Studençan përçuan mesazhin e bashkimit dhe mbështetjes për vizionin e PDK-së në prag të zgjedhjeve.

Postimi i Hoxhajt është shoqëruar me dhjetëra fotografi nga këto takime, ku shihen qytetarë të shumtë duke marrë pjesë në aktivitetet elektorale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat