Osmani viziton Odën e Shefki Grashticës: Mes njerëzve që janë zemra e Prishtinës

Kosova

Osmani viziton Odën e Shefki Grashticës: Mes njerëzve që janë zemra e Prishtinës

Më: 5 qershor 2026 Në ora: 11:37
Kandidatja për presidente nga LDK dhe bartësja e listës së kësaj partie, Vjosa Osmani

Kandidatja për presidente nga LDK dhe bartësja e listës së kësaj partie, Vjosa Osmani, ka vizituar Odën e Shefki Grashticës, duke u takuar me qytetarët që ajo i përshkroi si “zemrën e Prishtinës”.

Në postimin e saj në Facebook, Osmani tha se gra e burra të ndershëm, punëtorë dhe të palodhur, mbajnë në këmbë familjet, bizneset dhe vetë Kosovën.

“Në Odën e Shefki Grashticës, mes njerëzve që janë zemra e Prishtinës. Gra e burra të ndershëm, punëtorë e të palodhur, që me djersën e tyre mbajnë në këmbë familjet, bizneset dhe vetë Kosovën.

Energjia, besimi dhe mbështetja juaj janë forca më e madhe për të ecur përpara. Prishtina nuk ndalet kurrë”, shkroi Osmani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat