Kryeministri Thaçi me Kanunin e Lekë Dukagjinit

Kosova

Kryeministri Thaçi me Kanunin e Lekë Dukagjinit

Më: 1 nëntor 2013 Në ora: 08:27

Krismës së armës në Skenderaj, në incidentin ndërmjet deputetit Azem Syla e ish-deputetit Gani Geci që ndodhi të hënën, çaren nuk ia bënë policia që ishin veç disa hapa larg, drejtësia që të dyshuarit nuk i mori fare në pyetje e madje as Ligji për Ndërmjetësim, në bazë të të cilit janë licensuar personat që merren me raste të tilla.

Zgjidhja u gjet në Kanunin e Lekë Dukagjinit. I vjetër më shumë se pesë shekuj, neni 99 i këtij Kodi zakonor i drejtësisë shqiptare, mund t’i ketë shërbyer mjaftueshëm kryeministrit të vendit Hashim Thaçi, që në odat e Drenicës, t’i vërë kapak sherrit që s’dihet saktë pse nisi e si nisi. “Neni 668. Ndërmjetës quhet ai i cili hyn për të ndarë fjalët e këqija, shmangë rragën prej të cilave mund të shkaktohet vrasja apo ndonjë rrënim tjetër”.

Kështu shkruan në nenin 99 të Kanunit. E ndërmjetës mund të jetë kushdo. “Neni 669. Ndërmjetës mund të jetë burrë a grua, djalë a vajzë apo edhe prift”. Thaçi prift apo hoxhë nuk është, por kryeministër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat