60 mijë metra rrjeta ilegale, ngritet alarm për lumenjtë dhe liqenet e Kosovës

Kosova

60 mijë metra rrjeta ilegale, ngritet alarm për lumenjtë dhe liqenet e Kosovës

Më: 12 gusht 2026 Në ora: 15:47
Fotoilustrim

Gjendja e lumenjve dhe liqeneve në Kosovë po alarmon peshkatarët.

Për Radio Dukagjinin, kryetari i Federatës së Peshkatarëve Sportivë dhe Rekreativë, Milaim Vitia, tha se vetëm nga aksionet e Federatës janë konfiskuar rreth 60 mijë metra rrjeta ilegale.

Vitia theksoi se peshkimi ilegal dhe ndotja po rrezikojnë seriozisht faunën ujore, ndërsa bëri të ditur se janë dorëzuar edhe rreth 400 kallëzime penale në organet kompetente.

Federata kërkon më shumë kontrolle dhe zbatim të ligjit për mbrojtjen e lumenjve, liqeneve dhe pasurive ujore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat