​Kurti: Synojmë ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe të rrisim eksportet

Kosova

​Kurti: Synojmë ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe të rrisim eksportet

Më: 17 gusht 2026 Në ora: 08:16 Përditësuar në ora: 11:49 më 17.08.2026
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kryeministri në detyrë Kurti vuri gurthemelin e Parkut Industrial në fshatin Livadicë të komunës së Podujevës

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren në detyrë të Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila dhe kryetarin e komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, vunë gurthemelin e Parkut Industrial në fshatin Livadicë të komunës së Podujevës, investim në vlerë 3.1 milionë euro.

Me këtë rast, kryeministri shprehu kënaqësinë që ndodhet në Podujevë për të shënuar fillimin e punimeve në Parkun Industrial të Livadicës.

“Synimi ynë si Qeveri është ta transformojmë ekonominë e Kosovës, ta forcojmë prodhimin vendor dhe të krijojmë sa më shumë produkte në lloje dhe në numër “Made in Kosova”, ashtu që jo vetëm t’i zëvendësojmë importet, por edhe të rrisim eksportet në tregjet evropiane dhe ndërkombëtare”, tha ai.

Po ashtu, kryeministri tha se parqet industriale janë të menduara për bizneset vendore, të cilat duan të zgjerohen dhe të rrisin kapacitetet e tyre, për qytetarët tanë nga diaspora që duan të sjellin kapitalin dhe përvojën e tyre në vendlindje, si dhe për investitorët e huaj që shohin mundësi për të zhvendosur një pjesë të prodhimit të tyre në Republikën e Kosovës

Kryeministri shtoi se nisja e këtij investimi në Podujevë është një hap konkret drejt këtij vizioni, duke krijuar një bazë të re për investime, prodhim dhe zhvillim ekonomik në këtë pjesë të Kosovës.

“Si Qeveri, do të vazhdojmë të investojmë në zhvillimin e sektorit privat dhe krijimin e kushteve më të mira për investime dhe prodhim. Sepse, kjo nënkupton më shumë vende pune, më shumë të ardhura për familjet dhe gjithsesi më shumë mundësi për të rinjtë tanë”, tha kryeministri në detyrë Kurti.

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, tha se është fakt i fortë se ekonomia e Kosovës që nga viti 2019 është dyfishuar, shërbimet tona kanë arritur eksportin deri në 4 miliardë euro, ndërsa ende kemi sfidë me deficitin tregtar të produkteve. Prandaj, për ne është tepër e rëndësishme që infrastrukturën industriale ta zhvillojmë, të ofrojmë mundësi të punës dhe prodhimit në Republikën e Kosovës dhe aktualisht ministria është duke u angazhuar në aktivizimin e 16 zonave industriale.

Ndërkaq, Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, tha se është kënaqësi e veçantë, që sot po vihet gurthemeli i fillimit të punimeve në Parkun Industrial në Podujevë, një projekt ekonomik ky më i rëndësishmi për këtë komunë dhe i mirëpritur nga bizneset, për shkak se për shumë vite Podujevës i ka munguar një projekt i tillë.

Fjala e plotë e Kryeministrit në detyrë Kurti:

I nderuari z. Shpejtim Bulliqi, Kryetar i Komunës së Podujevës,

E nderuara Ministre Kusari-Lila, ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit,

Të dashur qytetarë të Podujevës,

Kam kënaqësinë që të jem sot me ju këtu në Podujevë për të shënuar fillimin e punimeve në Parkun Industrial të Livadicës.

Synimi ynë si Qeveri është ta transformojmë ekonominë e Kosovës, ta forcojmë prodhimin vendor dhe të krijojmë sa më shumë produkte në lloje dhe në numër “Made in Kosova”, ashtu që jo vetëm t’i zëvendësojmë importet, por edhe të rrisim eksportet në tregjet evropiane dhe ndërkombëtare.

Parqet industriale janë të menduara për bizneset vendore të cilat duan të zgjerohen dhe të rrisin kapacitetet e tyre, për qytetarët tanë nga diaspora që duan të sjellin kapitalin dhe përvojën e tyre në vendlindje, si dhe për investitorët e huaj që shohin mundësi për të zhvendosur një pjesë të prodhimit të tyre në Republikën e Kosovës.

Kosova ofron një sërë përparësish për investitorët, duke filluar nga fuqia punëtore e re, e kualifikuar dhe konkurruese, afërsia me tregun e Bashkimit Evropian, kostot konkurruese të operimit, si dhe një politikë fiskale e favorshme.

Prandaj, nisja e këtij investimi në Podujevë është një hap konkret drejt këtij vizioni, duke krijuar një bazë të re për investime, prodhim dhe zhvillim ekonomik në këtë pjesë të Kosovës.

Dua të falënderoj Kryetarin e Komunës për bashkëpunimin dhe punën e mirë që është bërë së bashku me Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit. Projekte si ky kërkojnë koordinim të mirë ndërmjet nivelit qendror dhe atij lokal, dhe projekti që po nisim sot dëshmon se ky bashkëpunim mund të sjellë rezultate konkrete.

Si Qeveri, do të vazhdojmë të investojmë në zhvillimin e sektorit privat dhe krijimin e kushteve më të mira për investime dhe prodhim. Sepse kjo nënkupton më shumë vende pune, më shumë të ardhura për familjet dhe gjithsesi më shumë mundësi për të rinjtë tanë.

Sot po fillojmë me punimet, ndërsa së shpejti pres që ky park të bëhet shtëpi e madhe e re për bizneset.

Image
Image

 

​Kurti: Synojmë ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe të rrisim eksportet

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se synimi i Qeverisë është transformimi i ekonomisë së Kosovës, forcimi i prodhimit vendor dhe rritja e eksporteve në tregjet evropiane dhe ndërkombëtare.

Këto deklarata Kurti i bëri gjatë ceremonisë së vënies së gurthemelit të Parkut Industrial në fshatin Livadicë të Podujevës.

Kurti: Së shpejti pres që ky park të bëhet shtëpi e madhe e re për bizneset

“Synimi ynë si qeveri është të transformojmë ekonominë e Kosovës, të forcojmë prodhimin vendor dhe të krijojmë sa më shumë produkte në lloje dhe në numër, Made in Kosova, ashtu që jo vetëm të zëvendësojmë, por edhe të rrisim eksportet në tregjet evropiane dhe ndërkombëtare. Faqet industriale janë të menduara për bizneset vendore të cilat duan të zgjerohen dhe të rrisin kapacitetet e tyre. Për qytetarët tonë nga diaspora që duan të sjellin kapitalin dhe përvojën e tyre në vendlindje, si dhe për investitorët e huaj që shohin mundësi për të zhvendosur një pjesë të prodhimit të tyre në Republikën e Kosovës... Sot po fillojmë me punimet ndërsa së shpejti pres që ky park të bëhet shtëpi e madhe e re për bizneset”, ka thënë Kurti.

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, ka theksuar se ministria është duke u angazhuar në aktivizimin e 16 zonave industriale.

Kusari-Lila: Synojmë që shumë shpejtë të ulim deficitin tregtar

“Aktualisht Ministria që drejtoj është duke u angazhuar në aktivizimin e 16-të zonave industriale. Synojmë që shumë shpejtë të ulim deficitin tregtar, të bëjmë zëvendësimin e produkteve të importuara, por edhe të rritet cilësia e eksporteve nga Republika e Kosovës...Jam shumë e lumtur që në këto 30 hektarë do të jenë shtëpi e bizneseve të reja, të cilat tashmë sipas informacioneve nga kryetari i komunës kanë një interesim të lartë. Punimet në këtë zonë industriale janë të parapara që të vazhdojnë deri në fillim të vitit 2028, por inkuarojmë kompaninë që të përmbyllen për aq sa kanë kapacitet të punës ne do të sigurohemi që të ju qëndrojmë afër”, ka thënë Kusari-Lila.

Ndërkaq, kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, e ka cilësuar Parkun Industrial si një prej projekteve më të rëndësishme ekonomike për komunën.

Bulliqi: Një prej projekteve ekonomike më të rëndësishme për komunën tonë

“Një prej projekteve ekonomike më të rëndësishme për komunën tonë dhe shumë e mirëpritur nga bizneset tona. Podujevës i ka munguar një projekt i tillë”, ka thënë Bulliqi.

Nis ndërtimi i Parkut Industrial në Livadicë, Kurti: Hap konkret për zhvillimin

Në fshatin Livadicë të Podujevës sot ka nisur ndërtimi i Parkut Industrial, projekt i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit.

Në vendosjen e gurthemelit ishte i pranishëm edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili tha se synimi i Qeverisë së Kosovës është transformimi i ekonomisë së vendit.

Sipas tij, parqet industriale janë të dedikuara për bizneset vendore që synojnë zgjerimin, për diasporën që dëshiron të investojë kapitalin e saj, si dhe për investitorët ndërkombëtarë.

Kurti tha se nisja e këtij projekti përbën një hap konkret në drejtim të zhvillimit ekonomik dhe rritjes së investimeve.

Ai theksoi se projekte të tilla kërkojnë koordinim ndërmjet nivelit lokal dhe atij qendror. Sipas tij, Qeveria do të vazhdojë me investime, pasi kjo nënkupton më shumë vende pune, të ardhura më të larta për familjet dhe zhvillim të mëtejshëm të bizneseve.

Parku synon të krijojë hapësirë për zhvillimin e bizneseve dhe industrisë, si dhe të kontribuojë në rritjen e investimeve dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat