Ngjarjet e datës 14 shtator

Kosova

Ngjarjet e datës 14 shtator

Më: 14 shtator 2026 Në ora: 09:26
Ilustrim

Partia Demokratike e Kosovës, e përfaqësuar nga Kryetari i Grupit Parlamentar, Arian Tahiri, deputeti Përparim Gruda dhe avokati Faton Fetahu, mbajë konferencë për media para Gjykatës Kushtetuese. (Gjykata Kushtetuese e Kosovës, ora 09:00)

Mbahen deklaratat përfundimtare në çështjen Thaçi dhe të tjerëve, në lidhje me akuzat për administrim të drejtësisë. (Dhomat e Specializuara, Hagë, ora 09:30)

Këshilli i Investitorëve Evropian (European Investors Council EIC), organizon forumin: “Road to 2030: Kosovo on the Mediterranean Stage” me temë:“Connecting Sport, Investment & Regional Groëth”. Ky forum shënon nisjen e iniciativës “Road to 2030”, e cila do të zhvillohet gjatë periudhës 2026-2029, me synim krijimin e një platforme të përbashkët për të mbështetur përgatitjet dhe vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030. (Sëiss Diamond Hotel, Prishtinë, ora 09:30) 

Platforma qytetare “Liria ka emër” organizon konferencën kombëtare “Lufta për UÇK-në”. Konferenca synon të rikthejë vëmendjen te narrativi për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, në kontekst të procesit në Dhomat e Specializuara në Hagë dhe vendimit që pritet të merret më 16 shtator 2026.( Hotel Prishtina, Rruga Pashko Vasa, Nr. 20, Prishtinë, ora 09:30 – 15:00) 

Mbahet mbledhja e parë e Qeverisë së re të Kosovës. (Objekti i Qeverisë, ora 10:00)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat