Mbahet gjykimi në mungesë ndaj 53 të akuzuarve për Masakrën e Mejës. (Gjykata Themelore, Prishtinë, ora 09:00
Partia Demokratike e Kosovës, e përfaqësuar nga Kryetari i Grupit Parlamentar, Arian Tahiri dhe deputeti Përparim Gruda, mban konferencë për media. (Para Gjykatës Kushtetuese, Prishtinë, ora 09:00)
Vazhdon dita e dytë e forumit “Road to 2030: Kosovo on the Mediterranean Stage”. Dita e dytë do t’i kushtohet vizitave në terren dhe njohjes nga afër me potencialin sportiv, infrastrukturor dhe ekonomik të Kosovës. (Swiss Diamond Hotel, Prishtinë, ora 09:30)
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në partneritet me UNICEF-in, prezanton gjetjet e Anketës së Treguesve të Shumëfishtë (MICS) 2025 në Kosovë. (Hotel “Marriott”, Prishtinë, ora 10:00)
Grupi i Asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosjes – Qendra në Prishtinë, mban konferencë për media. (Objekti i Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, ora 13:00)
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) organizon konferencën për media me rastin e publikimit të analizës: “Konstituimi i Kuvendit pas skadimit të afatit kushtetues – Mes nevojës për funksionalitet institucional dhe respektimit të rendit kushtetues”. (Zyrat e KDI-së, Prishtinë, ora 14:00)