Parregullsi në sigurinë në punë, Inspektorati ndalon përkohësisht punimet në një objekt në Istog

Kosova

Parregullsi në sigurinë në punë, Inspektorati ndalon përkohësisht punimet në një objekt në Istog

Më: 1 tetor 2026 Në ora: 15:20
Fotoilustrim

Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar përkohësisht punimet në një objekt ndërtimi në komunën e Istogut, pas konstatimit të parregullsive lidhur me masat për sigurinë dhe shëndetin në punë.

Gjatë inspektimit në objekt, zyrtarët e Inspektoratit kanë evidentuar mungesë të masave të nevojshme për garantimin e sigurisë së punëtorëve.

Për këtë arsye, Inspektorati Qendror i Punës ka nxjerrë vendim për ndalimin e përkohshëm të punimeve deri në eliminimin e të gjitha mangësive të evidentuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për zhvillimin e punës.

“Inspektorati Qendror i Punës mbetet i përkushtuar në mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit të punës dhe apelon te të gjithë punëdhënësit që të respektojnë standardet e sigurisë dhe shëndetit në punë, me qëllim të parandalimit të aksidenteve në vendin e punës”, thuhet në njoftimin e Inspektoratit.

Punimet në objekt do të mund të vazhdojnë pas eliminimit të parregullsive dhe përmbushjes së kushteve të kërkuara të sigurisë dhe shëndetit në punë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat