FEFS nderon studentët dëshmorë në Ditën e Universitetit

Kosova

FEFS nderon studentët dëshmorë në Ditën e Universitetit

Më: 1 tetor 2026 Në ora: 17:28
Pamje nga takimi

Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportiv (FEFS) i Universitetit të Prishtinës iu bashkua sot nderimit të studentëve dëshmorë, në kuadër të shënimit të 1 Tetorit – Ditës së Universitetit.

Përmes këtij gjesti, FEFS-i kujtoi studentët që dhanë jetën për lirinë e Kosovës, duke vlerësuar sakrificën e tyre si pjesë të rëndësishme të historisë së Universitetit të Prishtinës.

“Falë sakrificës së tyre, ne sot e festojmë 1 Tetorin në një universitet të lirë”, thuhet në njoftimin e FEFS-it.

Në këtë aktivitet morën pjesë rektori prof. dr. Arben Hajrullahu, prorektorët, kryetari i Këshillit Drejtues, dekanët e njësive akademike, profesorë, administrata dhe studentë të FEFS-it.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat