​Ngjarjet e datës 2 tetor

Kosova

​Ngjarjet e datës 2 tetor

Më: 1 tetor 2026 Në ora: 21:41
Fotoilustrim

Dita e dytë e konferencës ndërkombëtare: Partneritet për ndryshim: Gratë që transformojnë sistemet–avancimi i parimeve të Prishtinës 2026–2035. Merr pjesë kryeministri, Albin Kurti. (Swiss Diamond Hotel, Prishtinë, ora 9:00)

Qendra KADC organizon tryezën me temë: “Politikat e kontrollit të duhanit si shtyllë e parandalimit të sëmundjeve jongjitëse: Adresimi i çështjeve të hapura rregullatore”. (Hotel “Prishtina”, ora 10:00)

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) organizon takim diskutues: “Paditë kundër zërave kritikë: SLAPP dhe liria e shprehjes në Kosovë”. (Zyrat e IKD-së, Prishtinë, ora 11:00)

Komisioni për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal mban mbledhje. (Salla N-302, Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

Konferencë për media me rastin e hapjes së Bienales Ndërkombëtare të Vizatimit 2026 (Galeria e Arteve e Prishtinës, ora 13:30)

Protesta “Jo në emrin tim” (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë, ora 21:00)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat