NPL “Fushë Kosova” ndërhyn në shkollën e Miradi të Epërme, zëvendësohen pllakat e dëmtuara

Kosova

NPL “Fushë Kosova” ndërhyn në shkollën e Miradi të Epërme, zëvendësohen pllakat e dëmtuara

Më: 3 tetor 2026 Në ora: 15:14
NPL “Fushë Kosova” ndërhyn në shkollën e Miradi të Epërme

Ekipet e NPL “Fushë Kosova” kanë realizuar gjatë ditës së shtunë ndërhyrje në Shkollën Fillore në Miradi të Epërme.

Sipas njoftimit të ndërmarrjes, ekipet kanë zëvendësuar pllakat e dëmtuara në shkallët e shkollës, me qëllim të përmirësimit të sigurisë dhe mirëmbajtjes së hapësirave shkollore.

NPL “Fushë Kosova” ka bërë të ditur se do të vazhdojë ndërhyrjet në terren aty ku paraqitet nevoja, duke kontribuar në mirëmbajtjen e hapësirave publike.

Njoftimi:

Ndërhyrje në Shkollën Fillore në Miradi të Epërme

Sot, edhe gjatë ditës së shtunë, ekipet e NPL “Fushë Kosova” Sh.A. realizuan zëvendësimin e pllakave të dëmtuara në shkallët e Shkollës Fillore në Miradi të Epërme.

Ndërhyrja u realizua me qëllim të përmirësimit të sigurisë dhe mirëmbajtjes së hapësirave shkollore.

NPL “Fushë Kosova” Sh.A. vazhdon punën në terren, duke ndërhyrë aty ku ka nevojë dhe duke kontribuar në mirëmbajtjen e hapësirave publike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat